ÇMIMET · DURRËS–GOLEM

DIJE ÇMIMIN
PARA SE TË FILLOJMË.

Kur puna mund të vlerësohet paraprakisht, konfirmojmë shërbimin, çfarë përfshin dhe çmimin përpara se të fillojë puna.

UDHËZUES ÇMIMESH

ÇFARË MUND TË VLERËSOHET
PARAPRAKISHT?

Disa punë kanë një shërbim të parashikueshëm. Të tjera varen nga brava, dera, pjesët kompatibile ose defekti që konstatohet. I ndajmë qartë, në vend që të reklamojmë një çmim fillestar që mund të jetë çorientues.

SHËRBIMI ÇMIMI ÇFARË PËRFSHIN
01

ZHBLLOKIM & HAPJE DERE TË BLINDUAR

Rast i zakonshëm rezidencial me derën të mbyllur dhe çelësat të lënë brenda.

4,500 ALL

Çmim standard për rastin e përshkruar. Kushte ose defekte të ndryshme të bravës vlerësohen përpara se të vazhdojë puna.

02

RIKODIM BRAVE KOMPATIBILE

Rikodim tipik për brava Dierre / Securemme double-map kompatibile.

9,000 ALL

Totali tipik: 4,500 ALL komponenti kompatibil + 4,500 ALL puna. Kompatibiliteti konfirmohet përpara.

03

NDËRRIM CILINDRI BRAVASH

Ndërrimi varet nga përmasat, niveli i sigurisë dhe komponentët kompatibilë.

PREVENTIV PARAPRAK

Puna dhe cilindri ose pjesët e zgjedhura konfirmohen përpara instalimit.

04

RIPARIM DERE & BRAVE

Diagnostikim, rregullim ose riparim sipas problemit të konstatuar.

PREVENTIV PARAPRAK

Shërbimi dhe çmimi i riparimit konfirmohen përpara punës. Defekte ose pjesë shtesë diskutohen përpara çdo pune tjetër.

05

INSTALIM BRAVE SMART

Instalimi varet nga kompatibiliteti i derës, pajisja dhe mënyra e kërkuar e aksesit.

PREVENTIV PARAPRAK

Pajisja kompatibile, pjesët e nevojshme dhe instalimi konfirmohen përpara organizimit të punës.

06

KONTROLL & MIRËMBAJTJE BRAVASH

Kontroll dhe mirëmbajtje parandaluese sipas bravave dhe mekanizmave të përfshirë.

PREVENTIV PARAPRAK

Shërbimi i mirëmbajtjes përcaktohet fillimisht. Riparimi ose ndërrimi jashtë këtij shërbimi preventivohet veçmas.

07

RIPARIM DYERSH & DRITARESH uPVC

Rregullim ose riparim i problemeve kompatibile të mbylljes dhe mekanizmave.

PREVENTIV PARAPRAK

Defekti dhe pjesët kompatibile përcaktojnë punën përfundimtare. Pjesët e nevojshme konfirmohen përpara montimit.

Çmimet e publikuara për punë të përcaktuara vlejnë vetëm për shërbimin e përshkruar. Nëse gjendja reale ndryshon, shpjegojmë ndryshimin dhe konfirmojmë çdo çmim të rishikuar përpara punës shtesë.

ORARET & SHTESAT

DITA DHE ORA
PËRCAKTOJNË TARIFËN.

Kjo tabelë i referohet vetëm shërbimit standard të hapjes së derës, me çmim bazë 4,500 ALL. Çmimi final ndryshon sipas ditës dhe orarit.

ORARI HËNË – PREMTE SHTUNË – DIEL
06:00 – 20:00
4,500 ALL 5,500 ALL
20:00 – 24:00
5,500 ALL 7,000 ALL
00:00 – 06:00
7,000 ALL 8,500 ALL

Çmimet e mësipërme vlejnë për shërbimin standard të hapjes së derës sipas shërbimin të përshkruar. Kushte të ndryshme të bravës ose derës vlerësohen dhe konfirmohen përpara punës.

PAGESË ONLINE · HAPJE EMERGJENTE

ZGJIDH SHUMËN E KONFIRMUAR.

Katër shuma fikse në EUR për gjashtë intervalet e shërbimit standard të hapjes emergjente të derës. Konfirmoni fillimisht shërbimin, zonën dhe orarin me ne; pastaj paguani vetëm shumën që ju konfirmojmë.

Çmimet në ALL janë në tabelën më sipër; shumat në EUR janë çmime fikse për pagesën online, jo kurs këmbimi në kohë reale. Pagesa nuk konfirmon automatikisht rezervimin: ne e konfirmojmë pasi verifikojmë transaksionin. Para se të paguani, kontrolloni në PayPal marrësin dhe shumën; përdorni pagesë për mallra dhe shërbime, jo Friends & Family.

SI PËRCAKTOHET ÇMIMI

FOTOT SË PARI.
PREVENTIV KUR ËSHTË E MUNDUR.

Një foto e derës, bravës dhe pjesëve përkatëse shpesh na jep informacion të mjaftueshëm për të identifikuar shërbimin dhe për të përgatitur një preventiv të qartë përpara mbërritjes.

01

NA TREGONI PROBLEMIN

Na tregoni çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet të bëjë dera ose brava.

02

DËRGO FOTO

Kur është e dobishme, dërgoni foto të qarta të derës, bravës, cilindrit ose pjesëve përkatëse.

03

KONFIRMOJMË SHËRBIMIN

Përcaktojmë çfarë mund të konfirmohet nga distanca dhe shpjegojmë çfarë kërkon kontroll në vend.

04

ÇMIMI PARA PUNËS

Kur vlerësimi e lejon, shërbimin dhe çmimi konfirmohen përpara se të fillojë puna.

PUNA & PJESËT

SHËRBIM I QARTË
DHE I KUPTUESHËM.

01

PUNA

Puna lidhet me shërbimin e rënë dakord. Nëse pas kontrollit puna ndryshon, shpjegojmë ndërhyrjen e re përpara se të vazhdojmë.

02

PJESËT & KOMPONENTËT

Kur nevojiten pjesë, cilindra, brava ose pajisje të reja, kompatibiliteti dhe çmimi konfirmohen si pjesë e preventivit.

NËSE PUNA NDRYSHON

NDALOJMË.
SHPJEGOJMË.
KONFIRMOJMË.

Një defekt i fshehur ose një gjendje tjetër e bravës mund të ndryshojë punën e nevojshme. Kjo nuk do të thotë tarifë shtesë automatike. Shpjegojmë shërbimin shtesë dhe konfirmojmë çmimin e rishikuar përpara çdo pune shtesë.

JU DUHET NJË ÇMIM?

DËRGO FOTO.
MERR NJË PREVENTIV TË QARTË.

Na tregoni çfarë shërbimi ju nevojitet në zonën Durrës–Golem. Kur është e mundur, dërgoni foto dhe konfirmojmë çfarë mund të preventivohet përpara mbërritjes.

KËRKO ÇMIMIN PARAPRAK

Pa formular. Pa proces të gjatë. Dërgoni informacionin që na duhet për të vlerësuar punën.

ÇMIME TË QARTA

DIJE SHËRBIMIN.
DIJE ÇMIMIN.

Na kontaktoni për një preventiv paraprak për shërbime bravash dhe dyersh në zonën Durrës–Golem.

WHATSAPP
TELEFONO TANI WHATSAPP